Paul Pelosi u sulmua me çekiç, Shtëpia e Bardhë del në deklaratë: Presidenti po lutet për familjen Pelosi

Paul Pelosi u sulmua me çekiç, Shtëpia…

Burri j kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi , Paul, u transportua në spital pasi një person i paidentifikuar hyri në shtëpinë e çiftit në San Francisko dhe e sulmoi atë.

Pas ngjarjes ka reaguar dhe Shtëpia e Bardhë me një mesazh ku shpreh mbështetjen dhe lutjet e Presidentit Biden në lidhje me familjen Pelosi.

Deklarata e Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre mbi sulmin kundër Paul Pelosi:

“Presidenti po lutet për Paul Pelosi dhe për të gjithë familjen e kryeparlamentarit Pelosi. Sot në mëngjes ai telefonoi kryeparlamentarin Pelosi për të shprehur mbështetjen e tij pas këtij sulmi të tmerrshëm. Ai është gjithashtu shumë i lumtur që pritet një rikuperim i plotë. Presidenti vazhdon të dënojë çdo dhunë dhe kërkon që të respektohet dëshira e familjes për privatësi”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit