Pavel Durov, themelluesi i Telegram, arrestohet në Paris për akuza të rënda

Pavel Durov, themelluesi i Telegram, arrestohet në…

Lajmi për arrestimin e Pavel Durov, themeluesit të Telegramit, është i papritur dhe ngjalli interes të madh. Durov, një figurë e njohur në botën e teknologjisë dhe sipërmarrjes, është ndjekur nga media dhe analistë për një kohë të gjatë, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të tij të forta mbi lirinë e informacionit dhe privacinë e përdoruesve.

Arrestimi i tij në aeroportin Bourget në Paris gjatë një udhëtimi privat ka ngritur pyetje të shumta për arsyet e këtij veprimi, dyshimet sipas mediave të huaja janë mbi aktivitetin e mundshëm kriminal nga përdoruesëve. Durov, me një pasuri të madhe dhe një histori të gjatë të përfshirë në zhvillimin e teknologjisë dhe sfidave me autoritetet, është bërë një emër i njohur ndërkombëtarisht. Ndërsa ende nuk janë bërë të qarta detajet e plota për arsyet e arrestimit, kjo ngjarje mund të ketë pasoja të rëndësishme për platformën Telegram dhe për Durovin personalisht.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit