"PD është në krizë"/ Paloka numëron me gazetarët firmat e delegatëve

“PD është në krizë”/ Paloka numëron me…

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar ka grumbulluar 4200 firma dhe formularë të anëtarëve të PD që kanë firmosur pro saj. Në një dalje për mediat nga selia blu, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, ka treguar para gazetarëve këto formularë dhe firma, ndërsa ka theksuar se firmat do të verifikohen nga një Komision i Posaçëm i zgjedhur ditën e mbledhjes se Kuvendit.

Edi Paloka:

Në zyrën time kanë ardhur 4200 formularë. Qëllimi sot është që të ulen me durim dhe ti numërojnë një për një këta formularë dhe kamerave do t’ ju kërkoja që të dhënat personale dhe ato që më është kërkuar për të ruajtur fshehtësinë është kërkesë e firmëtarëve. Në këto formularë rikonfirmoj janë 4200 formularë. Kanë ardhur dhe të tjerë. Janë formularë të plotësuar nga delegatët e Kuvendit të PD dhe janë nga kryetar seksioni, sekretar, kryesia e degëve dhe anëtarë të bordit, anëtarë të këshillit kombëtar deputetë dhe këta nuk janë anëtarë të thjeshtë por delegatë të Kuvendit siç i përcakton statuti dhe delegatët nga një kuvend në tjetrin nuk ndryshojnë. Anëtarët e Kuvendit janë po ata. Verifikimin e emrave të delegatëve që e kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së e bën kuvendi i jashtëzakonshëm. Edhe unë nuk i njoh të gjithë delegatët. Këtë verifikim e bën komisioni i mandateve në Kuvend, ky verifikim do të bëhet edhe në këtë Kuvend që është i jashtëzakonshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit