PD: Rama rikthen lojërat e fatit në zemër të Shqipërisë

PD: Rama rikthen lojërat e fatit në…

Dorjan Teliti , shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike ka reaguar në rrjetin social “Facebook”. Ai me anë të një statusi ka shkrur se Edi Rama një herë premtoi se kazino do të ketë vetëm në vetëm hotelet me 5 yje dhe askund tjetër. Sot vërehet se kryeministri po vepron ndryshe nga premtimi i tij.

BE-ja e ka vendosur Shqipërinë në listën gri për pastrim parash që kryhet zakonisht me anë të lojërave të fatit kurse Edi Rama ka vendosur të hapë kazino në Tiranë në zemër të Shqipërisë- ka theksuar Teliti.dorjan teliti

Postimi i Dorjan Telitit:

Rikthim në “skenën e krimit”…

Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: …kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR.

Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërine në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojrat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qëndrën historike të Tiranës.
Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falímentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vùajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore.

Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët.

Koha t’i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike.Dorjan Teliti – Gazeta Koha Jone

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit