PD: Gati për grevë urie, ngujim në Kuvend dhe protesta në ambasada

PD: Gati për grevë urie, ngujim në…

Partia Demokratike duket se po kërkon të rikthejë frymën e 90-ës, duke diskutuar masa ekstreme në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar. Në qendër të debatit ishte radikalizimi i aksionit opozitar, me ide që varionin nga greva e urisë e deri te ngujimi në ambientet e Kuvendit. Deputetët demokratë, të revoltuar nga seanca e fundit parlamentare që sipas tyre u zhvillua në mënyrë antikushtetuese, kërkuan përgjigje të forta dhe pa kufizime ndaj qeverisë. Të paktën në teori kështu është diskutuar.

Nismat revolucionare janë përmendur nga deputetë si Klevis Balliu, Gjin Gjoni e Saimir Korreshi, të cilët propozuan skenarë që përfshijnë grevë urie në sallën e Parlamentit dhe rrethimin e institucioneve. Ideja është që të mos mbetet më asnjë hapësirë pa ngujim, as brenda dhe as jashtë Kuvendit. Nga ana e tij, kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri një rikthim nostalgjik duke sugjeruar mobilizimin e diasporës për protesta para ambasadave si protesta para Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

A mendoni se masat e paralajmëruara nga opozita, si greva e urisë dhe ngujimi në Kuvend, do të kenë ndikim real?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit