PD humb dy mandate, një ia merr PS në Vlorë, tjetrin partia e Agron Shehajt në Tiranë

PD humb dy mandate, një ia merr…

Procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin po shkon drejt përmbylljes dhe zhvillimet e fundit kanë sjellë surpriza të rëndësishme, sidomos në qarqet e Vlorës dhe Tiranës.

Në qarkun e Vlorës është mbyllur plotësisht numërimi i 449 kutive të votimit dhe Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë, duke ia rrëmbyer atë koalicionit opozitar PD-ASHM, që mbetet me vetëm 3 mandate në këtë qark.

Nga ky zhvillim, Atird Hoxha, kandidat nga listat e mbyllura të PD-së, humb shansin për t’u bërë deputet. Ndërkohë, PS konfirmon një dominim të qartë në Vlorë me rezultatin vijues:

  1. PS – 53,235 vota – 58.72% – 9 mandate
  2. Koalicioni PD-ASHM – 24,134 vota – 26.62% – 3 mandate
  3. NISMA Shqipëria Bëhet – 4905 vota – 5.41%
  4. Partia Mundësia – 4539 vota – 5.01%
  5.  Të tjerat kanë marrë përqindje më të ulëta, nën 2% secila.

Ndërkohë, një tjetër surprizë po ndodh në Tiranë, ku Partia Mundësia e Agroh Shehajt ka siguruar mandatin e dytë, duke ia marrë koalicionit PD-ASHM. Me këtë zhvillim, Erald Kapri i bashkohet Shehajt si deputeti i dytë nga kjo forcë politike që parashikohet të hyjë në Parlament.

Aktualisht, në kryeqytet kanë mbetur pa u numëruar edhe 51 kuti votimi, por në bazë të projeksioneve të fundit, koalicioni opozitar PD-ASHM parashikohet të mbetet me vetëm 13 mandate në Tiranë dhe vetëm një prej tyre jashtë listës së mbyllur që mund të sigurojë hyrjen në Kuvend.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit