PD letër SHBA-BE: Kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj e kap dekriminalizimi, KQZ-ja ta shkarkojë

PD letër SHBA-BE: Kryebashkiakun e Matit, Agron…

Partia Demokratike u ka dërguar një letër ambasadorëve të SHBA-BE-së në Tiranë ku i vendos në dijeni për hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit për kryebashkiakun e PS-së, Agron Malaj.

Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje me 10 muaj burg. Në këto kushte sipas PD, Malaj është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.

PD-ja kërkon mbledhjen e KQZ-së sa më shpejt për ta shkarkuar krybashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit