PD mbledh sot Kryesinë, ja vendimi që pritet të miratohet

PD mbledh sot Kryesinë, ja vendimi që…

Partia Demokratike mbledh sot në orën 11:00 Kryesinë, ku pritet të miratohet udhëzimi i detajuar lidhur me përcaktimin e rregullave të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe kryebashkiak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Pritet që përmes këtij udhëzimi të përcaktohen procedurat se si anëtarësia e PD, përmes parimit një anëtar – një votë, do të zgjedhë kandidatët.

Në draft-udhëzim përcaktohet se deri në shtator nga anëtarësia do të jetë zgjedhur një listë me emra, që do t’i përcillen Kreut të PD-së, i cili do të ketë edhe vendimmarrjen finale për listën përfundimtare të kandidatëve.

Mbledhjen e sotme, e paralajmëroi dje kryetari i PD, Lulzim Basha, me një postim në rrjetet sociale.

“Kryesia e PD do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri”, tha Basha.

Kreu i demokratëve shtoi se i gjithë procesi do të asistohet nga Instituti Republikan Amerikan dhe Konservatorët Britanikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit