PD njofton protestë nesër në Elbasan

PD njofton protestë nesër në Elbasan

Partia Demokratike në Elbasan nesër do të nisë protestat kundër qeverisë Rama. Sipas saj, protesta do të mbahet nesër paradite në orën 11:00 dhe do të për rreth një orë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar nga të rinjtë të nisin protesta kundër mazhorancës, e cila sipas tij po shpopullon vendin.

Njoftimi:

Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit