PD: U propozua që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat dhe ndihma financiare

PD: U propozua që Shqipërisë t’i ndërpriten…

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu zbulon se dy europarlamentarë në seancën e sotme në PE kanë propozuar që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat dhe ndihma financiare nga BE.

Sipas Kashahut raportet BE- Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve të fundit teksa thotë se për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike ndaj qeverisë.

STATUSI NGA ARBEN KASHAHU:

Marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 vjetëve.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posaçme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri.

Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”.

Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit