Përse, Korça ime?!

Përse, Korça ime?!

Nga Vasfije Krasniqi.

Dhembja jonë shkon përtej asaj që ne e vlerësojmë kombëtare – nacionale primitive apo civilizuese. Tek e fundit, dhembja nuk i njeh këto emërtime. Ajo shkaktohet nga dikush mbi dikënd, së paku me qëllimin e shfryrjes së epsheve shtazarake e barbare e pastaj të tjera me radhë…

Korça ime!

Ndërsa në Kosovë forcat serbe po kryenin spastrim etnik, duke e përcjellë në forma të ndryshme të kryerjes së krimeve, ishte pikërisht Goran Bregoviç, i cili nuk bënte thirrje që të ndalej genocidi, por që të ndaleshin sulmet e NATO-s e pastaj ata, serbët, të mos ndalonin, ndoshta deri tek Korça juaj-ime, sepse kështu kishte ndodhur në të kaluarën, por që ne nuk e kemi harruar. Jo sepse unë-ne e përjetuam tani, por se ata u kujdesen që ne të mos e harronim kurrë.

Korça ime!

Çdo gjë ndoshta edhe mund të kompensohet, thuhet se edhe jeta rilind bashkë me kohën, por nderi që humbet kurrë nuk të kthehet. Nder me të tillët, nuk ka! Bota demokratike nuk pranon njerëz me bindje të tilla. Së paku ju mos e bëni nga dëshira, sepse, mjaft jemi duke bërë ne për paqen.

*Vasfije Krasniqi Goodman, deputete e VV në Kosovë, e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe, denoncuesja më e guxhimshme e këtij krimi gjatë luftës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit