PE-ja kërkon hetime ndërkombëtare për zgjedhjet në Serbi, po në Shqipëri?

PE-ja kërkon hetime ndërkombëtare për zgjedhjet në…

Parlamenti Evropian, përmes një rezolute të veçantë, pritet të kërkojë hetime të pavarura ndërkombëtare për parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve në Serbi, që u mbajtën në 17 dhjetor 2023. Për këtë rezolutë pritet të votohet këtë të enjte gjatë një seance plenare të PE-së në Strasburg.

Në tekstin e draftit të rezolutës së dakorduar nga disa grupe politike në PE, për të cilin do të votohet, shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave ndërkombëtare. Aty po ashtu shprehet keqardhje edhe për refuzimin nga autoritetet e Serbisë që të pranojnë se kanë ndodhur parregullsi në zgjedhje. Kjo lëvizje erdhi pas akuzave të opozitës, e cila hodhi akuza dhe nuk pranuar rezultatin e zgjedhjeve në Beograd.

Por e njëjta situatë paraqitet edhe në Shqipëri. Opozita në vendin tonë, prej kohësh ka akuzuar qeverinë për vjedhje të zgjedhjeve, si dhe ka hartuar raporte të ndryshme që i ka dërguar në selitë ndërkombëtare, por pa asnjë zgjidhje. Mos reagimi i ndërkombëtarëve për pretendimet e opozitës për vjedhje të zgjedheve në Shqipëri, ngre hije dyshimi për korrupsion, dyshim ky që lind edhe pas skandalit të McGonigal, i cili kishtepërfituar mijëra dollarë nga qeveria shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit