Pecorelli tregon përse u zhduk: Po kërkoja thesare, kisha probleme ekonomike

Pecorelli tregon përse u zhduk: Po kërkoja…

Pas gjetjes së biznesmenit italian në Shqipëri i vili ishte zhdukur në vendin tonë teksa kishte ardhur për punë, ka ardhur edhe dëshmia e vetë Pecerollit. Përpara hetuesve në Prokurorinë e Perugias mbrëmjen e së hënës bisnesmeni 45-vjeçar, ka deklaruar se ishte zhdukur duke pranuar problemet financiare që ai ka me biznesin e tij në fushën e produkteve të kozmetikës.“La Nazione” shkruan

 se Pecorelli ka qëndruar për disa kohë në një komunitet të priftërinjve në Medugorje, qytet në Bosnje. “Aty kishte shkuar falë ndihmës së një prifti katolik shumë të njohur në Shqipëri”, raporton “La Nazione”.

Bazuar në dëshminë përpara hetuesve italianë, tashmë është konfirmuar edhe një pistë që ka qarkulluar në mediat e vendit fqinj, se Davide Pecorelli është koleksionues. E për të konfirmuar këtë, ai u ka thënë prokurorëve se po kërkonte “thesar monedhash”.

Pecorelli ka pranuar problemet ekonomike, dhe kjo ishte arsyeja kryesore që ai u zhduk duke inskenuar vdekjen e tij në Shqipëri. Kujtojmë se për herë të fundit ai ishte parë në Pukë në fillim të muajit Janar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit