Pedagogët japin njoftimin e rëndësishëm: Ndërpresim bojkotin, rikthehemi në auditore

Pedagogët japin njoftimin e rëndësishëm: Ndërpresim bojkotin,…

Sindikata e pedagogëve nëpërmjet një deklarate njoftuan se do ndërpresin bojkotin e mësimit.

Ata shtojnë se pavarësisht vijueshmirësë së mësimit në universitete do të vijojnë me protesta, duke njoftuar dhe tubimin më 8 nëntor në orën 11:00, tek Korpusi Qendror i UPT.

Sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë theksojnë se do e cojnë deri në fund mision e tyre derisa pedagogët të marrin pagat e merituar dhe të ndihen të vlerësuar.

“Heshtja institucionale provokoi protestat dhe bojkotin e procesit mësimor, çka ndikoi në sjelljen e saj në një përshkallëzim të formës së saj, me Ngujimin në Grevë Urie”, shkruhet në deklaratë

Sindikata e pedagogëve shprehen se pavarësisht autonomisë qeveria ka detyrim të mbështesë dhe të mundësoje cilësinë e nevojshme për arsim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit