Pediatria e fëmijëve në errësirë totale, mezi gjen sallën për të bërë eko

Pediatria e fëmijëve në errësirë totale, mezi…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë mungesën e ndriçimit në rrugën që të çon drejt spitalit të pediatrisë në Tiranë, konkretisht në zonën ku prindërit dhe fëmijët kalojnë për të kryer ekzaminime si eko.

Sipas raportimit të tij, rruga është në errësirë totale gjatë orëve të mbrëmjes, duke krijuar vështirësi dhe pasiguri për familjarët që shkojnë në spital me fëmijët e tyre.

Shikoni çfarë bëhet tek spitali i pediatrisë, pa ndriçim fare. Rruga për të shkuar për të bërë eko fëmijëve është në errësirë”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Prindërit kërkojnë ndërhyrje për rregullimin e ndriçimit në këtë aks, për të garantuar më shumë siguri dhe lehtësi për qytetarët që frekuentojnë spitalin e fëmijëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit