PEGASUS / Skandali i përgjimeve nga izraelitët i mbi 50 mijë numra smartphonesh trondit Europën, mes ‘viktimave’ gazetarë, biznesmenë e politikanë

PEGASUS / Skandali i përgjimeve nga izraelitët…

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen reagoi në lidhje me skandalin e përgjimeve (spyware) që përfshinte një kompani izraelite të softuerëve dhe deri në 50,000 numra smartphone duke u shprehur se ishte “plotësisht e papranueshme” nëse është e vërtetë.

“Kjo duhet të verifikohet, por nëse është kështu, është plotësisht e papranueshme,” u tha ajo gazetarëve në Pragë.

Mediat e huaja, duke përfshirë edhe ‘The Washington Post’, ‘The Guardian’ dhe ‘Le Monde’ zbuluan lidhjet të dielën midis Grupit NSO me bazë në Izrael, të akuzuar për furnizimin me përgjime të qeverive, dhe një liste prej dhjetëra mijëra numrash smartphone, përfshirë ato të aktivistëve, gazetarëve, drejtuesve të biznesit dhe politikanët në të gjithë botën.

Von der Leyen, e cila ishte në Pragë për të paraqitur një plan rigjenerimi çek pas Covid-19 me vlerë 7 miliardë euro (8.2 miliard dollarë) të miratuar nga Bashkimi Evropian, kritikoi sulmin e pretenduar në telefonat e gazetarëve.

“Shtypi i lirë është një nga vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian”, – tha ajo pas takimit me Kryeministrin Çek Andrej Babis.

Hetimi – i cili u botua në 17 media, përfshirë gazetat ‘Le Monde’, ‘The Guardian’ dhe ‘The Washington Post’ – flet për keqpërdorim të gjerë dhe të vazhdueshëm të Pegasus.

Pegasus i instaluar në një smartphone, lejon përgjimin e mesazheve, fotove, kontakteve, si dhe telefonatave.

I krijuar në 2011 në Izrael, programi kompjuterik i quajtur ‘Pegasus’, është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit