Peja nuk qenka e vetmja/ "Në azilet e Tiranës të moshuarit lidhen me zinxhirë, në Fier s'u japin bukë"

Peja nuk qenka e vetmja/ “Në azilet…

Mira Pirdeni, drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, ka folur mbi ngjarjen e dhunimit të të moshuarës në Pejë.

Ajo është shprehur se të moshuarit në azilet e Tiranës dhe Fierit mbahen në kushte çnjerëzore.

Pirdeni tha se në azilin e Tiranës ka pasur raste që të moshuarit janë lidhur me zinxhirë. Sipas saj në azilin në Fier i lënë edhe pa ushqime. Më tej ajo shtoi se ka plot raste të tilla, por jo të gjitha bëhen publike.

“Unë jam shokuar nga sjellja e vajzave të reja. Ne e kemi parë këtë skenë në qendrat tona vazhdimisht, të lidhura dhe me zinxhirë.Kemi parë në Tiranë që janë lidhur me zinxhirë, ndërsa në azilin e Fierit, kemi parë raste që as bukën nuk ua jepnin.

Ne kemi parë raste të tjera të tilla, por jo të gjitha këto bëhen publike. Nuk është puna vetëm te kamerat, por standardet që monitorohet një shërbim duhet të jenë të fokusuara,”- tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit