Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Baba Mondi: U lutëm për paqe e dashuri mes njerëzve

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Baba Mondi:…

Nga palegrinazh në Mali i Tomorrit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Babmondi ka një uratë për të gjithë shqiptarët e njerëzimin në mbarë botën që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.

Me shpresën se këtyre ditëve të vështira të pandemisë do t’iu vijë fundi Baba Mondi ka falënderuar të gjithë ata që janë në krye të detyrës për të përballuar pandeminë.

“Këto ditë janë të gjitha të shënuara sepse ne kalojmë nga një agjërim 10 ditor për dëshmorët e çerbelasë që ranë në fushën ku 72 veta dhanë jetën. Edhe kjo ditë që është viti i ri për fenë islame. Ne bëmë festën e ashures dhe tani po bëjmë këto ditë të shenja në Abaz Ale ku iu lutëm zotit për mirësi dhe dashurinë. Për të larguar të këqijat dhe për të afruar të mirat dhe të luftojë edhe këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit. Ne u lutemi të bëjnë kurban për të mirat tona për të  jetuar në këto ditë të vështira me sakrificë dhe mund për ti përballuar me shëndet të plotë. Njerëzit vijën marrin bekime, shkarkohen nga energjitë negative dhe shkojnë plot gaz e hare në shtëpitë  e tyre për të përballuar përgjegjësitë e kësaj bote të përkohshme.

Kjo është një punë e shkëlqyer që është bërë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në këtë ditë të pelegrinazhit dhe është një ndihmë që njerëzit të vijën sa më lehtë. Ka raste që njerëzit rrinë këtu për 2-3 ditë për të marrë uratë bekim e energji. Plus këtu çdo vit bëhen ndryshime për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që mos të ketë rrëmujë të ketë dashuri, te këtë ujë e të gjithë infrastrukturën për të kaluar disa ditë me gaz e hare e për të marrë mirësinë e këtij vendi.

Unë uroj që këto ditë të vështira t’i përballojmë me sukses. Për hir të pandemisë falënderoj të gjithë ata që janë në krye të detyrës që u vijnë të gjithë njerëzve që kanë nevojë, që janë sëmurë për t’i shëruar. Ata që kanë humbur jetën, zoti i ngushëlloftë, i preftë në paqe me dashurinë e tij.

Uroj që të gjithë shqiptarët dhe gjithë njerëzimi të kenë një paqe, dashuri dhe mirësi midis njëri-tjetrit në familjet tona, në vatrat tona, në mbarë njerëzimin”, tha Babamondi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit