Peleshi pranon dështimin: Kemi vetëm 1 helikopter për shuarjen e zjarreve

Peleshi pranon dështimin: Kemi vetëm 1 helikopter…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pranuar pas mbledhjes në Komitetin e Mbrojtjes Civile, se Shqipëria ka vetëm një helikopter në dispozicion për shuarjen e zjarreve me përmasa të mëdha si ai në gadishullin e Karaburunit, dhe e vetmja zgjidhje është që të kërkojnë ndihmë në sektorin privat jashtë vendit.

Peleshi tha se në momentet që flasim edhe vendet fqinje janë në një situatë të pafavorshme, dhe për këtë shkak ndihma prej tyre ka pak mundësi që të realizohet. Ministri nuk ishte në gjendje të jepte një afat kohor se kur mund të bëhet e mundur fikja e zjarrit në Karaburun, që rrezikoi dhe dhe bazën ushtarake të Pashalimanit.

Peleshi: Në Komitetin e Mbrojtjes Civile marrin pjesë pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar ku patëm sot mundësinë të diskutojmë me kolegët minstra por edhe me prefektin e qarkut të Vlorës i cili  është në krye të punëve dhe dua ta falenderoj para të gjithëve, për të bashkërenduar forcat e pushtetit vendor, forcat qëndrore, forcat tona të Ministrisë së Mbrojtjes pra Forcat e Armatosura që kanë qënë prezente në të gjitha operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

Nuk po zgjatem sepse sot paradite kam patur një komunikim nga Baza e Pashalimanit me mediat për situatën në të gjithë Shqipërinë, tani që flasim vatra më serioze është ajo e Karaburunit. Kemi arritur të shmangim avancimin e zjarreve drejt bazës së Pashalimanit, dhjetra efektivë të FA kanë punuar aty sot së bashku me forcat nga pushteti vendor por shqetësimi i fundit të cilin e kemi diskutuar edhe në hartë së bashku me komandantin e Forcës Mbështetëse për Mbrojtjen Civile dhe me kolegë të tjerë dhe më Prëfektin është shqetësimi i vatrës së zjarrit mbi Dukat sepse ne jemi akoma rreth dy kilometra larg parkut të Llogarasë por ne duam të shmangim me çdo kusht shtrirjen e zjarrit në këtë park.

Jemi duke parë edhe mundesinë e metodave teknike apo inteligjente për shmangien e përhapjes së zjarrit, kemi konsideruar shtimin e forcave tokësore dhe nesër do të kemi një shumëfishim të efektivëve të Forcave te Armatosura. Kemi diskutuar dhe marrë vendim, të cilin po e them tani për herë të parë, që t’i japim mundësi strukturave tona dhe konkretisht Agjensisë Kombëtare te Mbrojtjes Civile të përdorë jo vetëm burimet financiare dhe forcat e institucioneve që kanë në varësi por edhe burime financiare shtesë për të marre shërbim nëse do të jetë e nevojshme nga shtetet fqinj, nga operatorët privatë, nga të gjithë kapacitëtet që janë në dispozicion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit