Edi Rama për instalacionin 4 Miliard Lekë tek Kryeministria: Duan t'ju manipulojnë

Edi Rama për instalacionin 4 Miliard Lekë…

Kryeministri, Edi Rama, ka qenë ditën e sotme i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së PS. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama ka folur lidhur me instalacionin me vlerë 4 MILIARD LEKË që do të ndërtohet brenda në Kryeministri.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për një vepër arti dhe se nuk është bërë për të. Rama tha se bëhet fjalë për një atraksion që sjell më shumë njerëz. Ndër të tjera se shtoi se teoria “Që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit”.

“Nuk bëhet fjalë për një vepër arti. Është një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me një mikroklimë për mjediset e punës. Do jetë aty për vite të tëra, nuk është bërë për mua.

Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit, por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë, duke pasur edhe më shumë të ardhura”,-tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit