Pipero e vlerësoi shqetësuese situatën e epidemisë në vend, nisur nga numri i shtrime në spital të të prekurve me Covid 19.

Në aspekt të numrave është shqetësuese, sepse kemi shtim të numrave pozitivë, por edhe shtim të rasteve të shtruar në spital, madje kemi raste të rënda dhe shumë të rënda.

Pra, në aspektin kompleks situata është shqetësuese. Jo se nuk prisnim të kishim numra të shtuar, por prisnim të mos kishim kaq të shtruar në spital.

Pra, në raport me pritshmërinë numrat e shtrimit janë të shtuar dhe kjo është shqetësuese./Gazetaatdheu.com/