
Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spitalin e neurologjise ne QSUT. Mjeku i njohur mësohet se ka pësuar stroke, ose siç njihet ndryshe goditje në tru.
Sipas mjekësisë stroku ndodh atëherë kur një pjesë e trurit ndalon së funksionuari ose nuk e kryen funksionin e tij të plotë. Truri ndalon së furnizuari me oksigjen, e që në shumë pak minuta qelizat e trurit fillojnë të vdesin.