Pelosi shqetësohet për kodet bërthamore, nga zyra i vodhën laptopin

Pelosi shqetësohet për kodet bërthamore, nga zyra…

Kryetarja demokrate e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, bëri të ditur se ka biseduar sot me gjeneralin më të lartë në Pentagon në lidhje me aksesin që ka Donald Trump te armët bërthamore. Ajo tha se kishte folur me gjeneralin Mark Milley se si mund të ndalej një president i paqëndrueshëm që të niste një sulm bërthamor.

“Situata nuk mund të jetë më e rrezikshme nga një president i pakontrolluar dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi mbi vendin dhe demokracinë,” tha Pelosi.

Ajo nuk bëri të ditur se çfarë ka biseduar konkretisht, por mediat thonë se gjenerali i ka bërë me dije se kodet bërthamore janë të sigurta.

Kjo deklaratë e Pelosit vjen në kohën kur demokratët kanë ringjallur përpjekjet për shkarkimin e Trump duke përdorur amendamentin e 25-të të Kushtetutës.

Situata politike u trazua ndjeshëm të mërkurën në SHBA, pasi mbështetësit e Donald Trump pushtuan godinën e Kongresit.

Një laptop raportohet se është vjedhur nga zyra e Pelosit gjatë trazirave. Një ndihmës i saj e konfirmoi lajmin për Reuters.

Kurse Daily Mail shkruan se ka dyshime se mund të jenë vjedhur edhe materiale sekrete gjatë pushtimit të godinës së Kapitolit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit