Pëlqimi i tij nisi kur ajo ishte në klasë të katërt! Historia e veçantë e martesës 50-vjeçare e mësuesit dhe nxënëses

Pëlqimi i tij nisi kur ajo ishte…

Dashuria është një ndjenjë e bukur në momentin që ajo jetohet mes dy njerzve të sinqertë dhe pa interes. E tillë është dhe historia e dashurisë së mësuesit Sabri dhe nxënëses së tij Sadete të cilët janë pëlqyer kur ajo ka qenë në klasën e katërt. Në 50-vjetorin e martesës, Sabriu i ka bërë surprizën më të bukur gruas së tij, teksa kjo e fundit ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët shohin në dashuri makinat luksoze.

Ardit Gjebrea: Në dorë çfarë ke?

Sabriu: Një surprizë të vogël për bashkëshorten. 50 vjet martesë dhe erdha që t’i bëj një surprizë.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin bashkëshortja?

Sabriu: Sadete Ruçi.

Ardit Gjebrea: Si e ke njohur Sadeten?

Sabriu: 30 vjet kam punuar arsimtar në Librazhd, 20 në Lushnje, 50 gjithsej. Ne ishim të rinj atëherë kur dolëm në fillim edhe bënim provime klasa e katërt.

Ardit Gjebrea: Kur ishe mësues?

Sabriu: Unë isha 18 vjeç, bëra një 2-vjeçare në Tiranë dhe dola mësues.

Ardit Gjebrea: Pra, 18 vjeç ishe mësues?

Sabriu: Po. Ne e bëmë si kuvend që do të pyesim nxënësit e njëri-tjetrit që të mos bëjmë krahasime, por të dalë realiteti kush do të ketë nxënësit më të mirë. Përfundimisht pyetëm njëri-tjetrin dhe erdhi puna tek bashkëshortja që kam tani.

Ardit Gjebrea: Ajo punonte aty?

Sabriu: Jo, ajo ishte nxënëse në klasën e katërt. Ajo mori tezën dhe filloi e tha tezën dhe të gjitha. Ia lexova dhe unë tezën. E zhvilloi ajo tezën shpejt e shpejt. Ishte e shkathët shumë ajo, inteligjente. I bëri të gjitha. Thashë “marshallah” me mendjen time unë se asaj nuk i thashë gjë. Kaluan kohët pastaj, ajo vazhdoi 8-vjeçaren dhe unë punën time që kisha sepse punova 50 vjet.

Ardit Gjebrea: Ty të mbeti në mendje ajo?

Sabriu: Unë u bëra 25 vjeç. I dërgova një kushëririn tim sepse ishte fanatizëm atëherë. I thashë i thuaj se atë gocën, dua që ta çoj në shkollë, por bëjnë mirë të ma japin mua sepse e njoh që është familje e mirë dhe ajo gocë mua më pëlqen për të kaluar jetën. Ata i kishin kthyer përgjigjen atij dhe i kishin thënë kushëririt tim se janë dakord, por pa mbaruar shkollën jo. Më 16 gusht të vitit 1971-shit e mora, u martuam. Përfundimisht atë vit, vajta atë vit për bursën dhe më thanë në sektorin e arsimit që këtë vit nuk i doli. Vitin tjetër tha se ajo do të jetë e para, ashtu u  bë. Erdhi viti tjetër, mua më lindi djali i madh dhe detyrimisht…Mamaja ime për 3 ditë në atë kohë, e çova në Librazhd me leucemi në mëlçinë e zezë dhe ndërroi jetë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte mamaja?

Sabriu: 47 vjeç. Ajo na la një brengë të madhe, ishim 5 vëllezër dhe një motër e vogël. Kush do t’i shërbente gjithë atij mileti? I thashë një ditë bashkëshortes, hajde këtu, si do të veprojmë. Të vazhdosh shkollën do të jetë turp, gjithë ky milet këtu, goca është e vogël. Po sikur të mos shkosh në shkollë? Ajo më tha e vështirë është sepse i doli për mjekësi në Vlorë dhe më tha mua: edhe unë e atij mendimi jam. E kapa dhe e përqafova dhe i thashë: pavarësisht se nuk do të shkosh në shkollë, do të jetojmë një jetë të lumtur.

Ardit Gjebrea: Po ti ja premtove…

Sabriu: Ja premtova dhe më ka ngelur peng për të gjithë jetën dhe për këtë e thirra këtu që t’i kërkoj falje publike.

Ardit Gjebrea: Ta kam përmendur ndonjëherë që unë prej teje nuk fillova shkollën?

Sabriu: Jo, asnjëherë, por prapë se prapë e ha në zemër.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju?

Sabriu: 2 djem dhe 3 goca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit