Pence: Mandati i dytë i Trump, pengesa e vetme e së majtës ekstreme

Pence: Mandati i dytë i Trump, pengesa…

“E vetmja gjë që qëndron mes Amerikës dhe axhendës radikale të së majtës, është një mandat i dytë për Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.”-kështu ka deklaruar zv.presidenti i SHBA-ve, Pence në një intervistë ekskluzive për Breitbart News.

Më tej, ai ka thënë se do të luftojmë për të gjitha vlerat, idealet dhe traditat e këtij vendi.

“Unë me të vërtetë besoj se populli amerikan e di se Presidenti ynë është një luftëtar dhe siç tha ai kur ai qëndroi para malit Rushmore, ne do të luftojmë për ushtrinë tonë, ne do të luftojmë për një ekonomi të fortë, ne do të luftojmë për të gjitha liritë dhe vlerat që populli Amerikan i vlerëson më së shumti. Por gjithashtu ne do të luftojmë për Amerikën.

Presidenti Donald Trump dhe unë, në tre vitet e para – ne po ripërtërijmë Amerikën. Ne po e bëjmë Amerikën përsëri të shkëlqyeshme dhe po ndërtojmë bazat e gjithçka që është më e mira për këtë vend. Por Joe Biden drejtohet nga agjenda e së majtës radikale. Është një axhendë për të shndërruar Amerikën.” – tha Pence.

Pence tha më tej se Amerika është një vend liridashës dhe populli amerikan do zgjedhi lirinë më 3 nëntor kur të votojnë për të zgjedhur presidentin.

“Unë sapo pashë që Bernie Sanders tha që Joe Biden mund të ishte presidenti më përparimtar që Ruzvelti. Kur ju keni entuziazmin e një socialisti që kandidoi për president, kur ju keni mbështetjen entuziaste të njerëzve që duan ta shtypin ekonominë me më shumë taksa dhe më shumë rregulla. Unë mendoj se ky është një vend liridashës dhe populli amerikan do të shkojë për të zgjedhur lirinë në 3 nëntor kur ata do votojnë për të rizgjedhur Presidentin Donald Trump.”-tha Pence.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit