Pendohet Mohamed Alabbar për ndërtimin e Portit të Durrësit: Ishte gabim, veprova shumë shpejt

Pendohet Mohamed Alabbar për ndërtimin e Portit…

Biznesmeni i njohur ndërkombëtar Mohamed Alabbar ka pranuar se mënyra si u zhvillua projekti i ndërtimit në Portin e Durrësit ishte një gabim, duke theksuar se procesi u ndërmor me nxitim.

Në një intervistë të publikuar më 1 gusht, themeluesi i kompanisë Eagle Hills tha se në rastin e Shqipërisë kishte vepruar shumë shpejt dhe se kjo ishte një nga vendimet për të cilat kishte reflektuar.

“Për shembull, në Shqipëri e ndërtova shumë shpejt. Ishte një gabim,” deklaroi Alabbar.

Alabbar është investitori kryesor i projektit të transformimit të Portit të Durrësit, një nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban dhe turistik në Shqipëri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit