Pendohet Roza Lati, i kërkon ‘falje’ publikisht Bieta Sulos: More shpullë të ftohtë

Pendohet Roza Lati, i kërkon ‘falje’ publikisht…

Roza Lati ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkruan dhe aq mirë gjatë asaj interviste.

Pas deklaratës që Roza bëri në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruajti:

“Unë nuk e kuptoj të të ftoj tjetra në studio dhe të të ofendoj….

Dhë ndërkohë me fshini videot???? Nga walli????

Kam 1001 inboxe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një televizion televiziv të të fyej tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar …. dhe nuk përtoj ti nxjerr të gjitha inboxet një nga një meqë lozni kaq pisët dhe më fshini videon”, ka shkruar Roza.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në “Instagram”, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Në emër të publikut, në emër të “Instagram” dhe të “YouTube”, dua të të kërkoj ndjesë @bietasulo që more mbrapsht një shpullë të ftohtë nga të gjithë ne.

Na vjen keq Bieta se u rrëmbyem nga emocionet të gjithë e na rrëshkitën si copëza diamantesh të ftohta…

Asgjë personale.

Kjo është arsyeja pse publiku më do. Sepse unë i kapërcej kufijtë e mi. Por jo kufijtë e tu.

Unë tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurinë time!

Kështu që hajde të çohemi të gjithë në këmbë dhe të bëjmë një Gëzuar!

Se roza nesër ka ditëlindjen! E s’duhet ta shtrojmë ditën e parë të vitit të Shenjtë, me urrejtje dhe mllef! Ne jemi më të mëdhenj se kaq…. apo jo zemrat e mia?

Foto e pa-publikuar më parë nga projekti “BILLIONAIRE”

Nesër hedh fotot e tjera, qershitë e fundit të tortës “BILLIONAIRE”,” – ka përfunduar Roza.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit