Pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës, çfarë ndodhi me vëllezërit Beqiraj?

Pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës, çfarë ndodhi me…

Të dielën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës konflikti i hershëm mes dy personave është tentuar të finalizohet me rrëmbimin e një 31-vjeçari.

Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj ndërsa kanë qenë duke udhëtuar me motor janë goditur nga një automjet në të cilin ndodheshin 4 persona. Pas një konfrontimi fizik të vëllezërve me autorët e ngjarjes, njëri nga vëllezërit është futur me forcë në makinë.

31-vjeçari është lëshuar nga autorët pas 500 metrash, ku edhe më pas ka bërë denoncimin në polici.

Dyshohet se dy vëllezërit Beqiraj kanë pasur shoqëri me autorët në fjale dhe se shkak për ngjarjen e krijuar është bërë shitja e armëve të zjarrit. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona.

Në 2013 vëllezërit Beqiraj janë arrestuar për trafik narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje duke rezultuar kështu me preçedentë penalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit