'Pengmarrje dhe vjedhje'/ OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga 4 të 'fortët' e Kukësit (EMRAT)

‘Pengmarrje dhe vjedhje’/ OFL kërkon deklarimin e…

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xhevahir Alijaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi.

Po ashtu edhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit