Pensionet, shtesa për 596 ish-minatorë (Lista e re)

Pensionet, shtesa për 596 ish-minatorë (Lista e…

Ndahet shtesa edhe për 596 ish-punonjës të minierave, gazit dhe naftës. Emrat janë të shpërndarë në Bluqizë, Mat, Durrës,Elbasan, Librazhd, Fier, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Ersekë, Korçë, Pogradec, Kukës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Vlorë dhe Tiranë.

Të tjerë përfitues në radhët e punonjësve që kanë punuar në miniera, industrinë e naftës dhe të gazit, si dhe në metalurgji, i janë shtuar skemës së përfitimeve. Autoritetet e sigurimeve shoqërore kanë zyrtarizuar pensionet dhe shtesat që do të marrin edhe pensionistë të tjerë të këtyre profesioneve.

596 persona, për periudhën nga data 4 deri më 12 maj 2020, i shtohen listës së përfituesve nga Ligji nr. 29/2019 “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industries së naftës dhe të gazit, e të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”

Pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të veçanta, minatorëve, naftëtarët dhe metalurgët”, në maj të 2019, ISSH ka filluar zbardhjen e dokumenteve të duhura për përcaktimin e punëtorëve që do të përfitonin pension shtesë.

Punonjësit e nëntokës duhet të drejtohen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar shtesë mbi pagesat mujore.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas përgatitjes dhe përfundimit të kuadrit të plotë ligjor bën të ditur të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kanë nisur punën për dhënien e këtyre përfitimeve. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit