Pensionistë në Shqipëri detyrohen të punojnë pasi nuk u mjaftojnë të ardhurat

Pensionistë në Shqipëri detyrohen të punojnë pasi…

Të jesh pensionist në Shqipëri dhe të përballosh me sukses shpenzimet minimale të jetesës, është shpesh thuajse e pamundur. Kjo për shkak të pensioneve të vogla, që shpesh i vendosin të moshuarit para zgjedhjeve të vështira, të blejnë ilaçet për të kuruar shëndetin, apo të blen bukë për të mbajtur frymën gjallë.

Të gjendur në këto kushte, shumë pensionistë zgjedhin të punojnë edhe pasi kanë mbushur moshën në të cilën thjeshtë duhet të rinë dhe të gëzojnë frytet e kontributeve shoqërore që kanë bërë nga puna e gjithë jetës.

Edhe pse fuqia i ka lënë, puna është e vetmja mënyrë për të siguruar disa të ardhura shtesë për disa pensionistë në Durrës.

“Kam punuar gjithë jetën me varka të vogla në shërbim të shtetit dhe tani marr vetëm 11 mijë lek të reja pension. Varka edhe sot po më mban frymën se me parat e shtetit nuk ble dot as ilaçet e zemrës”- shprehet një peshkatar pensionist, që detyrohet të dalë përsëri në det në këtë moshë.

Një tjetër pensionist që shet fasoleta në rrugë dhe punon me peshore, thotë: “Detyrohem të dal në rrugë të shes ç’më gjendet, se ndryshe nuk ja dal dot! Paratë s’më dalin për të blerë ushqime, jo më ilaçet e qokat. Rri në mes të të ftohtit për 2 a 3 mijë lek të vjetra gjithë ditën”.

Në këtë kontekst, është e qartë se është urgjente nevoja për një ndryshim të thellë në politikat e shtetit për të mbështetur pensionistët. Ata duhet të trajtohen me dinjitet dhe të marrin përkrahjen që u takon. Ndihma që ata marrin nuk mund të jetë vetëm një ‘lëmoshë’, por një mbështetje e qëndrueshme dhe e qëllimshme që të mundësojë një jetë më të mirë për ata që kanë kontribuar kaq shumë për shoqërinë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit