Pensionisti vdes në poliklinikën e Beratit teksa po priste radhën

Pensionisti vdes në poliklinikën e Beratit teksa…

Priste prej më shumë se 2-orësh në radhë për një rekomandim, por ka ndërruar jetë brenda ambienteve të Poliklinikës së Specialiteteve të Beratit, 65-vjeçari Luan Hysi.

Poliklinika është duke punuar me personel të reduktuar mjekësh.

Mësohet se Hysi kishte shkuar në Poliklinikë për të tërhequr rekomandimin për recetë e ilaçeve me rimbursim pasi vuante nga dializa.

Qëndrimi për rreth 2-orë në radhë dhe temperaturat e larta kanë bërë që 65-vjeçari të rrëzohet dhe të gjejë vdekjen.

Burime në vendngjarje bëjnë ne dije se, prej 1 muaji në poliklinikë ka mungesë mjekësh. Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë pacientët që ishin në radhën e pritjes me 65-vjeçarin.

Ai është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore, për të vërtetuar shkakun e vdekjes së tij, që paraprakisht nga mjekët mendohet të jetë ‘arrest kardiak’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit