Pensionistja: S’më duhet burri, të më rrojë Partia Socialiste që dal e argëtohem se jam si gocë e re

Pensionistja: S’më duhet burri, të më rrojë…

Historia e pazakontë e një çifti bashkëshortësh është bërë publike, pasi për shkak të problemeve qe kane prej disa vitesh ata nuk jetojnë më bashke.

Konfliktet mes Vjollces dhe Zenunit kanë filluar kur ky i fundit i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe kështu filluan dhe zënkat në familje.

Gruaja pensioniste në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj ish-bashkëshortit, pasi siç thotë, ai e ka mendjen vetëm tek puna, ndërsa ajo kërkon edhe të argëtohet.

“Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë”, ka thene mes te tjerave e gruaja.

Debati

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.

Ardit Gjebrea: Cila parti?

Vjollca: Partia Socialiste.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?

Vjollca:  Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.

Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?

Vjollca:  Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

Zenuni: Pusho.

Vjollca:  Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.

Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.

Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.

Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?

Vjollca:  Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vetë, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë Lekët e çunave.

Vjollca thotë se Zenuni dilte me një shok, pinte kafe dhe harxhonte para ndërkohë që kafe kishte në shtëpi dhe mund ta pinte në shtëpi. Moderatori Ardit Gjebrea i thotë që dhe ajo ka kafe në shtëpi dhe del jashtë e pi me shoqet.

Vjollca: E pi me shoqet se ashtu më pëlqen.

Ardit Gjebrea: Edhe bashkëshortit i pëlqen ta pijë me shokët.

Vjollca: Ka ardhur koha të dal me shoqet, nuk ka ardhur koha të rri brenda mbyllur me burrin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit