Pentagoni: Anijet aliene dërgojnë sonda në Tokë, njësos si NASA

Pentagoni: Anijet aliene dërgojnë sonda në Tokë,…

Javën e kaluar, zyra e kërkimit të fenomeneve ajrore të paidentifikuara të Pentagonit vuri në dukje në një raport se ekziston mundësia që alienët të vizitojnë sistemin tonë diellor. 

Në raport thuhet se “një objekt artificial ndëryjor mund të jetë një anije mëmë që lëshon shumë sonda të vogla gjatë kalimit të tij në Tokë, një konstrukt operacional jo shumë i ndryshëm nga misionet e NASA-s.”

Po ashtu pretendohet se alieni i parë ka hyrë në sistemin tonë diellor në tetor 2017. Në atë kohë, teleskopi PanSTARRS në Hawaii zbuloi një objekt që lëvizte me një shpejtësi të madhe dhe pretendohej se nuk ishte nga sistemi ynë diellor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit