E rëndë në Peqin| Vritet me armë zjarri 35-vjeçari

E rëndë në Peqin| Vritet me armë…

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj Peqin. Mësohet se i vdekur ka mbetur një 35-vjeçar. Ky i fundit është gjetur i vrarë në rrugë, ndërkohë që policia po kërkon për autorët.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit