Për 10 mijë lekë janë vrarë 8 burra

Për 10 mijë lekë janë vrarë 8…

Në Shqipëri ndodh që të të merret jeta vetëm se e pe dikë “shtrembër”. Mund të të merret jeta edhe nëse gërrvish një makinë, apo i zë parkimin dikujt. Në Shqipëri ndodh që të të merret jeta edhe nëse kalon te rruga e dikujt apo se pema në tokën tënde i bën hije tokës së dikujt tjetër. Por në Shqipëri ndodh edhe që dy fise të shuhen vetëm për 10 mijë lekë të vjetra. E tillë është histori a e fisit Nikulaj dhe Lekstakaj.

Plaga e hakmarrjes u hap me vrasjen e bujshme të Ardian Nikulajt në Shëngjin, brenda lokalit të tij. Për ekzekutimin e tij ishin paguar vëzhgues dhe vrasës me pagesë nga vende ttë ndryshme të botës. Një hakmarrje që ka një fillim sa tragjik aq edhe komik. Bëhet fjalë për 10 mijë lekë të vjetra.

Anëtarët e fisit Lekstakaj në vitin 1996 u furnizuan në karburantin e fisit Nikulaj pa paguar 10 mijë lekë të vjetra. Atë vit u vra Pëllumb Nikulaj dhe Fran Qulaj (punëtor në pikë). Hakmarrja erdhi shpejt ku në vitin 1997 u vra dajë e nip Gëzim Lekstakaj dhe Lauren Gjetja. Dy gjaqe për dy gjaqe nuk mjaftuan të mbyllnin hakmarrjen.

Në mars të vitit 1999, Gjovalini dhe Pjetri Lekstakaj qëlluan me armë zjarri ndaj Nikoll Nikulajt, por ai u është kundërpërgjigjur me pushkë gjuetie, duke vrarë Gjovalinin Lekstakaj. Që prej asaj kohe fiset ranë në qetësi për 24 vite, deri në momentin kur Ardian Nikulaj u vra në prill të këtij viti. Vrasja e Nikolin Lekstakaj në korrik të këtij viti ishte gjaku i marr për Ardian Nikulajn. Por kjo gjakderdhje nuk u ndal, teksa më 2 dhjetor u shënua edhe viktima e radhës; Entjan Nikulaj.

Plot 8 burra janë vrarë për një konflikt banal, disa të tjerë janë plagosur, shumë plumba janë zbrazur nëpër atentate dhe dhjetra familje janë ngujuar nga frika e hasmit. Familjet kanë pranuar se janë në gjak, dhe deri sa një fis të shuhet, kjo hakmarrje nuk ndalet. Nga ana tjetër shteti shqiptar është dorëzuar përballë Kanunit, i cili edhe sot është më i fortë se Kushtetuta.

  • Pëllumb Nikulaj dhe Fran Qulaj (1996)
  • Gëzim Lekstakaj dhe Lauren Gjetja (1997)
  • Gjovalin Lekstakaj (1999)
  • Ardian Nikulaj (Prill 2023)
  • Nikolin Lekstakaj (Korrik 2023)
  • Entjan Nikulaj (Dhjetor 2023)
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit