Për 11 muaj, emigrantët dërguan në Kosovë mbi 1 miliard euro

Për 11 muaj, emigrantët dërguan në Kosovë…

Në nëntor 2023, kanë dërguar në Kosovë 101.3 milionë euro remitanca. Kurse, për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës kanë shkuar në 1 miliard e 217.8 milionë euro.Mbi 1.2 miliardë euro ka sjellë diaspora në Kosovë nga 1 janari deri në nëntor të vitit 2023, apo rreth 10.2 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të shkuar, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.Sipas Monitor, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 65 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19 për qind dhe bankat me 16 për qind.Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja ka treguar se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 300.6 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 200 mijë euro krahasuar në tetor 2023.Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.65 miliardë euro, duke shënuar rritje për 54.3 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit