Për fasada ka gjithnjë para! Dritan Agolli 1.4 miliardë për godinën e re të Bashkisë së Divjakës

Për fasada ka gjithnjë para! Dritan Agolli…

Shpenzimi i milionave për fasada duket se është kthyer në një vírus malínj të “Rilindjes” që po thith pa mèshire taksat e qytetarëve për ti shpènzuar shumë larg dobishmërisë publike… për të mos thënë ‘për ti vjèdhur’! Institucioni i radhës që ka vendosr të vijojë lundrimin në të njëjtën rrjedhë është Fondit Shqiptar të Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli. 

Tenderi

Së fundmi, fondi ka shpallur fituesin e tenderin me objekt “Ndërtimi i godinës së re dhe parkimit të Bashkisë Divjakë”. Fituesi është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Spektri” sh.p.k dhe “Ed Konstruskion” sh.p.k. Refruar dokumentave zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, dy kompanitë do të arkëtojnë 1.4 miliardë Lekë pa TVSH nga kontrata me institucionin.

Të gjitha këto para do të shkojnë për një godinë të re për Bashkinë e Divjakës.

Në tender kanë marrë pjesë 19 kompani. Gjashtë prej kònkurrèntëve janë skùalifikuar – mes tyre janë dhe dy bashkime operatorësh që kanë paraqítur ofertë më të ulët se fituesit e tenderit. Në garë kanë mbetur 13 kompani dhe fituesi është zgjedhur bashkimi i operatorëve “Spektri” dhe “Ed Konstruskion”.  

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “Spektri” është nën zotërimin e Robert Yzeirajt ndërsa pronarët e “Ed Konstruskion” janë: Alfred, Ramadan, Jorgjie dhe Eduart Ibrahimi.

Akùzat ndaj Dritan Agollit

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është një emër i përmendur disa herë në media.

Ai ka punuar me kryeministrin Edi Rama më herët, në kohën kur ky i fùndit drejtonte bashkinë e Tiranës. Agolli ka mbajtur poste të rëndësishme në bashkinë e drejtuar nga Rama. Kanë qenë disa raportimet mediatike që kanë treguar për tendera të dyshímtë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nën drejtimin e Agollit.

Disa zëra ndërkohë, e kanë cilësuar si gjòbáxhi ndaj biznesit, e njeri të rỾshfètit. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit