Për herë të parë, Disney do të ketë një aktor me sindromën Down në rol kryesor

Për herë të parë, Disney do të…

Ylli i ‘Peter Pan and Wendy’ Noah Matthews Matofsky ka gdhendur emrin e tij në histori, pasi u bë aktori i parë me Sindromën Down që luan një rol të madh në një film të prodhuar nga Disney, raportojnë mediat e huaja.

Adoleshenti 15-vjeçar britanik luan si Slightly, lider i Lost Boys, në filmin live-action të vitit 2023, i cili do të shfaqet premierë në Disney+ më 28 prill. “Peter Pan and Wendy” është një risjellje e shumëpritur e klasikut të animuar të Disney-t të vitit 1953.

Noah mësoi për procesin e përzgjedhjes së Disney-t për Peter Pan & Wendy nëpërmjet agjencisë së talenteve të quajtur Zebedee, e cila është një agjenci talentesh që i jep përparësi përfshirjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit