Për herë të parë një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot Kuvendi voton qeverinë e re teknike

Për herë të parë një kryeministër shqiptar…

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së sotme, do të votohet qeveria e parë me një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin. Më 27 janar, Kryeministri për qeverinë e ardhshme teknike dorëzoi në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë e cila do të ketë për detyrë të organizojë zgjedhjet në vend.

Përbërja e re qeveritare e propozuar nga Xhaferi:

Slavjanka Petrovska, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes
Pançe Toshkovski, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë të Punëve të Brendshme
Krenar Loga, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë
Artan Grubi, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve
Bujar Osmani, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Financave
Kreshnik Bekteshi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Ekonomisë
Ljupço Nikolovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave
Fatmir Mexhiti, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë,
Jeton Shaqiri, ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Gjoko Velkovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale
Risto Penov, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Çështjeve të Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës
Azir Aliu, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
Blagoj Boçvarski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, 
Kaja Shukova, ministre që do të menaxhojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministrat pa ministri do të jenë:

Bojan Mariçiç, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje evropiane
Fatmir Bytyçi, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje ekonomike, koordinim i portofoleve ekonomike dhe investimeve, 
Slavica Grkovska, ministre pa portofol përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë.

Talat Xhaferi premtoi se e gjithë procedura për formimin e qeverisë teknike do të zhvillohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Mandati i qeverisë teknik do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit