Për herë të parë pas 60 vitesh ndryshon ngjyra e tapetit në Oscar

Për herë të parë pas 60 vitesh…

Tapeti i kuq i Oscar ka qenë një pjesë e madhe e ngjarjes vjetore për shumë dekada. Të famshmit kanë ecur, kërcyer dhe rrëshqitur nëpër atë tapet të kuq ndërsa tregonin edhe veshjet e tyre mahnitëse, buzëqeshjet perfekte dhe kanë treguar se sa e rëndësishme është nata për ta, para syve të dhjetra gazetarëve. 

Megjithatë, ngjarja e këtij viti do të jetë pak më ndryshe. Në vend të ngjyrës së kuqe, tapeti këtë herë do të jetë në ngjyrë bezhë, që do të shtrihet nga rruga deri në hyrje të The Dolby Theatre në Hollywood.

Ngjyra e tapetit u zbulua javën e kaluar dhe është hera e parë që prej gjashtë dekadash (60 vjet) nuk do të kemi tapet të kuq. Prezantuesi i këtij viti, drejtuesi i emisioneve televizive Jimmy Kimmel, bëri shaka se ndryshimi i ngjyrës ishte për shkak të Will Smith që goditi Chris Rock në ceremoninë e 2022. 

Ai tha: “Njerëzit kanë pyetur, a do të ketë ndonjë telash këtë vit? A do të ketë dhunë këtë vit? Ne u thamë shpresojmë që jo, por nëse ka, mendoj se vendimi për të shkuar me një tapet bezhë, në vend të një tapeti të kuq, tregon se sa të sigurt jemi që nuk do të derdhet gjak.”

Ishte Lisa Love, një konsulente krijuese në tapetin e kuq, ajo që dha idenë për të rifreskuar idenë klasike të tapetit. Ajo beson se bezha do të jetë ngjyrë më qetësuese për të gjithë. “Tenda me ngjyrë portokalli dhe tapeti në ngjyrë bezhë u frymëzuan nga perëndimi i diellit në një plazh në ‘orën e artë’ me një gotë shampanjë në dorë, duke ngjallur qetësi dhe paqe”, tha ajo. 

Por vendimi për të hequr dorë nga e kuqja duket se është një trend në rritje në Hollywood. Edhe premierat e filmave kanë filluar të zgjedhin ngjyra të ndryshme për të përcjellë një lloj humori. Por ka edhe një element praktik për ta bërë atë një tapet të ndryshëm këtë vit, raporton ladbible.

Kjo pjesë e ceremonisë zakonisht ndodh gjatë ditës dhe organizatorët menduan se dukej pak e çuditshme të shfaqeshin më të mirët e Hollivudit me fustane mbrëmjeje dhe kostume darke, ndërsa dielli nuk kishte perënduar ende. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit