Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, Berisha mbështet Thaçin publikisht!

Për herë të parë pas kaq shumë…

Duhet të kthehemi shumë pas në kohë, që të gjejmë një deklaratë publike të ish-kryeminitrit Sali Berisha në mbështetje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, çdo gjë e ka një kohë… Këtë të Mërkurë, Berisha ka shprehur mbështetje për Presidentin e Kosovës, pasi Gjykata Speciale e Hagës e akuzoi për krime lufte gjatë periudhës që Thaçi luftonte në radhët e UÇK-së, për çlirimin e Kosovës nga trupat serbe.

‘Akuzat ndaj individeve te veçante nuk mund zbehin luften çlirimtare te Kosoves si faqen me te ndritur te qendreses shqiptare per liri e dinjitet kombetar, qe nga luftrat e Skenderbeut. Uroj qe te akuzuarit te provojne para botes pafajesine e tyre. Vleresoj vendimin e z.Thaçi per te mos perfaqesuar Kosoven ne takimin e Washingtonit’, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Kujtojmë, se së fundmi, Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj Hashim Thaçit, duke e akuzuar si mbështetës së planit për ndarjen e Kosovës, në një marrëveshje me Serbinë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit