Për herë të parë! Transplantohet zemra e derrit në trupin e njeriut

Për herë të parë! Transplantohet zemra e…

Për herë të parë në botë, kirurgët amerikanë kanë arritur të transplantojnë me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një shtetasi amerikan 57-vjeçar. Tranplanti i zemrës së derrit në turpin e njeriut është kryer në datën 7 janar, teksa nuk dihet nëse operimi do të ketë sukses afatgjatë, mirëpo mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Marillend, kanë thënë se transplanti është bërë tek një pacient që nuk ka mundur të kryejë transplantim normal, dhe ka qenë në prag të vdekjes.

Zemra ka qenë e një derri, të cilit i janë ndryshuar gjenet për te eliminuar një gjen që prodhon një lloj sheqeri, i cili do të nxiste refuzim nga trupi i njeriut. Mjekët i kanë dhënë disa ilaçe shtesë edhe pacientit, në mënyrë që të ndalin sistemin imunitar nga reagimi ndaj organit. Sipas ABC news, mjekët e udhëhequr nga profesori Bartley Griffith i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland, shpresojnë të hapin rrugën për një lloj të ri transplanti që do të shpëtojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën për shkak të mungesës së organeve adekuate njerëzore për transplantim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit