Për motive të dobëta! 28-vjeçarja dhunon mjeken dhe infermieren e poliklinikës së Fierit

Për motive të dobëta! 28-vjeçarja dhunon mjeken…

Një sherr i paprecedent ka nodhur në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit. Mësohet se , 28 vjeçarja, Vjollca Selimaj, ka dhunuar gjatë detyrës, mjeken Erola Minjo dhe infermieren Erinda Shuli. Sherri ka ndodhur për motive të dsobëta, ndërsa policia e Fierit ka shpallur në kërkim 28 vjeçaren e cila është larguar pa lënë gjurmë pas dhunës që ka ushtruar ndaj bluzave të bardha.

Informacion paraprak:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases V. S., 28 vjeçe, banuese në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetaset E. M dhe E. Sh (me detyrë mjeke dhe infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit).

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit