“Perandoria Delijorgji” e nisi me tanket e Majkos, vazhdoi me Gërdecin e Mediut, u fuqizua me kullat e Ramës e Veliajt

“Perandoria Delijorgji” e nisi me tanket e…

Mihal Delijorgji njihet si ndërtues i kullave të luksit, por në fakt është “trusti i zi” i ndërtimit, prapa të cilit qëndrojnë 5 familjet e sundimit mafioz të trazicionit, Nano- Meta- Berisha- Rama- Basha, të bashkuar në këtë biznes mafioz me logo “Delijorgji”.

Përveç Çim Fushës, Salillarit, Bashkim Ulajt, Sadri Abazit etj; edhe nëpërmjet Delijorgjit, këto familje politike po investojnë, shumëfishojnë dhe fshehin miliardat e korrupsionit e trafiqeve me ndërtime në Tiranë, ku vetëm bosit të Gërdecit i kanë besuar 40% të krejt biznesit të komplekseve me kulla e pallate mbi troje prona  shtetërore.

Deri në vitin 1998, Mihal Delijorgji ishte emigrant anonim me 8 klasë shkollë e 1 vit kurs eskavatorist, që punonte pastrues kanalesh bujqësore në Greqi; por befas u shfaq në zyrat e pushtetit Nano-Meta-Majko, si biznesmeni që do “pastronte” miliardat e piramidave.

E nisi me skrapin e nxjerr nga tanket e ushtrisë, që Fatos Nano e Ilir Meta ia shitën duke përdorur ministrin Pandeli Majko; dhe Delijorgji i bëri hekur special, nëpërmjet firmës metalurgjike “Hellenic Vehicle Industry”, me pronar Evangellos Mytilineos, i njohur si mik i Fatos Nanos.

Mjaftoi një kontratë e lidhur mes Pandeli Majkos e Mihal Delijorgjit, për blerje tankesh me nga 300 mijë lekë copa; për të zhvatur edhe afro 40% të topave, pajisje, makineri e materiale prej çeliku special, hekuri, alumini, zingu e bakri, ish-rezerva të ushtrisë që u tjetërsuan në hekur ndërtimi.

Vetëm në bazën ushtarake “Arshi Lengo” në jug, u grumbulluan 142 tanke e 136 topa të Korpusit Gjirokastër e Batalionit-Delvinë-Sarandë, prodhim ruso-kinez me peshë nga 16 ton, 35 ton e 40 ton secili, por u shitën me nga 100 mijë e 300 mijë lekë; ndërsa materialet dhe pajiset e tjera metalike iu dhanë falas e pa dokumente.

Me urdhër të ministrit Pandeli Majko, tankeve e topave iu sharruan tytat dhe brenda 1 jave, filloi ngarkimi në trajlera pa targa e me logo “Përparimi Sh.A-Shkozet”, që rezulton se ishte kompania e grekut Evangellos Mytilineos, por me administrator Mihal e Kristo Delijorgji.

Paralelisht me skrapin e tankeve, Mihal Delijorgji filloi të përlante falas dhe strukturat metalike e makineri të 350 ish-ndërrmarrjeve shtetërore, të cilat u vodhën duke u kosinderuar “pastrim mjedisesh”; ndërsa nëpërmjet baxhanakut të tij Blendi Gonxhe, Zv/kryetar i Bashkisë, filloi të ndërtonte pallate e  kulla në Tiranë.

Pas vitit 2005, Mihal Delijorgji u afrua nga pushtetin “Berisha”, për të bërë biznesin e trafikut të municioneve luftarake e skrapit me predha; po nëpërmjet firmës “Përparimi Sh.A-Shkozet” si grumbulluese municonesh dhe demontimin e tyre në Gërdec me firmën “Albademil”.

Dihet sa miliona dollarë pasuri ushtarake, u vodhën me biznesin e Gërdecit e çfarë tragjedie njerëzore ndodhi; pas të cilës Mihal Delijogji u dënua dhe u lirua si i pafajshëm me dëmpërblim nga shteti, ndërsa Fatmir Mediu e Shkëlzen Berisha nuk u prekën.

Pas lirimit nga burgu, më 2013-ën, Mihal Delijorgji u bë pjesë e grupit “Basha” në Bashkinë Tiranë; dhe nisi biznesin ndërtimit të pallateve e kullave, duke përdorur emrin e firmës së skrapit “Përparimi Sh.A”, biznes në të cilin, Lulzim Basha kishte përfaqësues kunatin e tij, Erjon Isufi.

Më pas, për shkak të zhurmës mediatike që bëri ky fakt, më 8 korrik 2015, vetëm 1 muaj pas ardhjes së Erjon Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë; Mihal Delijorgji krijoi firmën “Park Construction Albania” me adminisratore gruan e tij Vjollca Delijorgji dhe krye-menazhere kushërirën e parë të gruas, Elda Gonxhe, gruaja e ish Zv/kryetarit Blendi Gonxhe.

Burimi: Pamfleti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit