Përballja e Jasminës dhe Andit në Përputhen Prime: “Kam reflektuar”

Përballja e Jasminës dhe Andit në Përputhen…

Dy ish konkurrentët e Përputhen Jasmina dhe Andi janë përballur me njëri tjetrin në Përputhen Primë. Dyshja kishin një lidhje me njëri tjetri e cila duket se nuk shkoi mirë pasi ata u ndanë, por përballja tregoi se ata kishin pasur shumë gjëra për të sqaruar me njëri tjetrin.

Debati

Andi: Kam reflektuar, kanë kaluar gjithë ato muaj.

Jasmina: Të kanë rënë içik followersat.

Andi: Në intervista ke fol gjëra pa ligje. Ke thënë që kam qenë ai që të kam shfrytëzuar për vëmendje dhe se e ke një këshillë për mua që të jem vetvetja dhe do më ecë më mirë në jetë.

Jasmina: Një person që është i shtirur kur i thua që bëhu vetëvetja do të thotë që unë kam njohur një pjesë tjetër jashtë dhe që ti duhet ta tregosh. Të ndash krevatin me dikë nuk do të thotë që je shok. Pse e do sqarimin? Shoku im nuk mund të jesh me mua? Pse i do sqarimet për një marrëdhënie që kurrë nuk i kemi pasur?

Andi: Kam reflektuar dhe ja ku jam tani. S’kam pas besim total te ti, ta nxë frymën deri në fund. Nuk merrem me lojëra fëmijësh unë si ty. E ke shfrytëzuar pjesën tjetër sikur Andi kështu kështu. Ti komunikimin zero e ke. A të duken në rregull gjërat që i ke bërë ti?  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit