Përbindëshi i ujit “Loch Ness” del në sipërfaqe

Përbindëshi i ujit “Loch Ness” del në…

Një kafshë misterioze është parë në ujërat e Bristol, në Britani dhe njerëzit e krahasojnë atë me përbindëshin e mitologjisë Loch Ness. Krijesa, që mendohet se është disa metra e gjatë, u fotografua nga njerëzit, të cilët ishin kuriozë të dinin se çfarë po notonte në ujë.

Përbindëshi Loch Ness, i njohur si Nessie, është një krijesë në folklorin skocez që thuhet se banon në Loch Ness në Malësitë Skoceze.

Anna Purse ishte duke shijuar një shëtitje përgjatë bregut me vajzën e saj gjashtëvjeçare të dielën, kur e pa në një moment përbindëshin duke u përplasur në ujë.

Unë dhe Grace ishim ulur në një nga stolat përpara bregt. Krijesa ishte pranë skelës dhe e vura re që po lëvizte. Ajo lëvizi gjatë gjithë bregut përballë nesh, ndërsa ne qëndronim ulur. Grace tha se dukej si një përbindësh deti, vetëm forma e tij më kujtoi Nessie-n”, tha Anna. 

Misteri i përbindëshit të Loch Ness na ka shoqëruar për gati 100 vjet, me krijesën që shpesh përshkruhet si e madhe, me qafë të gjatë dhe me një ose më shumë gunga që dalin nga uji, raporton Ladbible.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit