Përbytet varka në brigjet e Mesdheut, humb jetën foshnja

Përbytet varka në brigjet e Mesdheut, humb…

Nëntë persona, përfshirë edhe një vajzë disa muajshe kanë humbur jetën dhe 15 perona rezultojnë të zhdukur, pasi anija e tyre u përmbys ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun.

Zyrtarët maltezë të kërkim-shpëtimit kanë kërkuar ndihmën e rojave bregdetare italiane kur anija u përmbys rreth 30 milje (50 km) në jug-lindje të ishullit Lampedusa ditën e djeshme.

Operacionet e shpëtimit kanë qenë të vështira për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe dallgëve të detit që shkonin deri në 2.5 metra.

Të mërkurën, eurodeputetët votuan për të miratuar paketën e ligjeve të migracionit dhe azilit , por OJQ-të thanë se ndryshimet nuk do të bënin asgjë për të zvogëluar numrin e njerëzve që vdesin në Mesdhe ndërsa përpiqeshin të hynin në BE.

Kombësia e pasagjerëve të varkës nuk dihej. Të mbijetuarit u dërguan në Lampedusa, e cila ndodhet midis Tunizisë, Maltës dhe ishullit më të madh italian të Siçilisë, dhe shpesh është pika e parë e uljes për njerëzit.

Zyrtari i komunikimit i UNHCR-së, Filippo Ungaro, tha  se të mbijetuarit ishin “në një gjendje hipotermie dhe shoku”.

Ndërkohë një avion i rojes bregdetare italiane po kryente kërkimet për të zhdukurit në zonën e mbytjes së anijes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit