
Inteligjenca amerikane beson se Irani po mirëmendon ndërhyrjen ushtarake në rripin e Gazës, pasi duan që të shmangin një përplasje të mundshme me Izraelin dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës. Liderët iranianë janë të ndërgjegjshëm se një ndërhyrje në konfliktin e armatosur do të ketë pasoja për ta.
Gjithashtu inteligjenca amerikane është e vetëdijshme se Irani nuk mban kontroll të plotë vendet e tjera islamike të rajonit. Veçanërisht aleatin e Hamasit, Hezbollahun libanez, i cili është grupi më i madh i armatosur në këtë rajon.
Pikërisht për këtë amerikanë janë thellësisht të shqetësuar se politika e brendshme e grupit mund të shkaktojë që Hezbollahu të përshkallëzojë tensionet e armatosura.
Ndërsa i pyetur nga CNN, ish-analisti i lartë i inteligjencës amerikane për Lindjen e Mesme Jonathan Panikoff, se çfarë mund të ndodhë në rajon nëse grupi i armatosur përfshihet në konflikt, ai theksoi se jo të gjithë janë aleatë të besueshëm të Teheranitn
“Problemi është se këto grupe nuk janë të gjithë njëlloj besuese ndaj Teheranit – bashkimi i tyre së bashku është një gabim”, tha ai.
Po ashtu ai shtoi nuk dihet nëse Irani do të mbështeteste një sulm të Hezbollahut mbi Izaelit për të shpëtuar Hamasin.
“Pyetja është, nëse Hamasi me të vërtetë duket se është në telashe, a do të bien dakord Hezbollahu dhe Irani që Hezbollahu të nisë një sulm në shkallë të plotë për të shpëtuar Hamasin apo do të mos pajtohen – dhe nuk mendoj se ne e dimë ende këtë”.
Më tej zyrtarët amerikanë i thanë CNN se Irani po i druhet sanksioneve të mundshme nga SHBA, nëse ai Hezbollahu do të sulmonte Izraelin. Gjithashtu mund të ketë edhe sulme shkatërruese nga amerikanët për shtetin islamik.