Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana. Këto janë çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

FSHF ka hedhur sot shortin për çiftet gjysmë-finaliste për Kupën e Shqipërisë. Ndeshjet e para do të luhen në 2 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 korrik. Finalja që do të përcaktojë fituesin e Kupës së Republikës do të zhvillohet më 2 gusht.

Vlen të theksohet se shorti shmangu një “finale të parakohshme” Kukësi-Tirana, të cilat ndodhen të dyja në krye të tabelës së klasifikimit në Kategorinë Superiore dhe janë dy ekipet e vetme që janë në garë për titullin kampion, me kryeqytetasit që duken më pranë saj.

Gjithsesi në gjysmëfinale të kupës, të dy ekipet nuk do ta kenë të lehtë përballë Teutës dhe Bylisit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit